Shëndetësi

Mënyrat natyrale si të trajtoni poret e bllokuara dhe të eleminoni pikat e zeza

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 13 May 2017

Lëkura merr frymë përmes poreve dhe nëse këto të fundit bllokohen mund të çojnë në zhvillimin e pikave të zeza, të bardha apo akneve.

Në ndryshim nga poret e bardha , të cilat janë të mbyllura dhe më të vështira për t’u trajtuar, poret e zaza janë akumulim i ndotësve të ndryshëm në poret e hapura të lëkurës. Sipas Web MD, shkaqet kryesore për poret e bllokuara përfshijnë nivelet e larta të hormoneve dhe rritjen e baktereve në lëkurë. Më poshtë Living do të listojë të gjitha produktet natyrale që mund të përdoren për të pastruar poret e bllokuara dhe të eleminojnë pikat e zeza.

1. Sheqeri
Sheqeri mund të përdoret si një eksflojant për lëkurën ! Duke përzier pak sheqer me ujë, ju do të formoni një pastë e cila largon çdo qeliza të vdekur nga lëkura. Përdoreni këtë scub 2 herë në jave nga 5 minuta duke masazhuar lehtë lëkurën me mollëzat e gishtave.

-Advertisement-

2. Limoni

Acidi i limonit është i mirë për pastrimin e lëkurës gjithashtu.
Ajo që ju duhet të bëni është të aplikoni lëng të freskët limoni në poret e bllokuara. Sigurohuni ta shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë e të bollshëm e mos ta përsërisni këtë gjë më shumë se një herë në jave nëse keni lëkurë të ndjeshme apo të thatë.

3. Mjalt

Mjalti ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe parandalon bllokimin e poreve. Thjesht aplikoni mjaltin e papërpunuar direkt në lekurë.

4. Avulli

Sipas një artikulli nga Natural Beauty Tips, trajtimi me avulli mund të ndihmojë në hapjen e poreve dhe të eleminojë papastërtitë. Ky proces nuk rekomandohet nëse e keni lëkurën e ndjeshme dhe me kapilarë të zgjeruar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera