Lifestyle

Drama e Chloe, vajzës australiane që ka kaluar ciklin më të gjatë menstrual në botë

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 12 May 2017

Cikli menstrual është një ankth më vete për të gjitha femrat. Në javën kur vjen cikli menstrual të gjitha femrat janë të nervozuara dhe në ankth. Imagjinoni sikur ato të mos zgjasin për pak ditë ose javë, por për pesë vite rresht.

 Kjo i ka ndodhur një vajze nga Australia, Chloe Christos, e cila ishte vetëm 14 vjeç kur i erdhën menstruacionet dhe që atëherë nuk i janë ndaluar asnjëherë. Në vend që të shkonte tek doktori, Chole vendosi që ta mbante të fshehtë gjendjen e saj. “E di që nuk ishte vendim i drejtë, por më vinte shumë turp të flisja me të tjerët rreth kësaj teme.

Ndihesha krejt ndryshe nga të tjerët dhe e vetmuar”, tregon Chloe për ABC News. Më vonë ajo e diagnostifikua me sëmundjen Von Willebrand, që shkakton rrjedhje të tepërt të gjakut. Kjo sëmundje shkaktohet nga mungesa e proteinës së quajtur faktori Von Willebrand, një komponent shumë i rëndësishëm për procesin e koagulimit të gjakut. Në këtë rast duhet kohë që të mpikset gjaku dhe të ndalohet gjakrrjedhja.

-Advertisement-

Prandaj edhe Chloe kishte gjakdedhje të vazhdueshme.Zakonisht femrat humbasin 20 ml deri 60 ml gjak gjatë ciklit menstrual, ndërsa Chole për vetëm 4 ditë humbiste më shumë se 500 ml gjak,

Chole më pas u shtrua në një klinikë në Australi, ku mori trajtimin e duhur. Tani ajo është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa cikli menstrual nuk i zgjat më shumë se 4-5 ditë.Ajo vendosi të ndajë historinë e saj me të tjerët për të paralajmëruar të gjitha vajzat mbi rreziqet që mund t’u kanosen nëse nuk konsultohen me mjekun kur kanë probleme shëndetësore.Burimi: Huffington Post.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera