Komuna e Lutfi Hazirit anulon ankandin për shitjen e viçave (Dokument)
Autori: Gazeta inFokus
11:40 | 12 Maj 2017
Komuna e Lutfi Hazirit anulon ankandin për shitjen e viçave Komuna e Gjilanit e cila drejtohet nga Lutfi Haziri ka anuluar ankandin për shitjen e viçave, pasi që dy ofertat e vetme që kanë qenë pjesëmarrëse në këtë ankand, nga komisioni vlerësues janë konsideruar si të papërgjegjshme. Në njoftimin për anulim thuhet se në këtë ankand kanë qenë vetëm, dy oferta.
“Dy (2) oferta të pranuara në afatin e paraparë sipas dokumenteve të cilat përbëjnë dokumentet e Dosjes së Tenderit kanë qenë të papërgjegjshme – Formulari për dorëzimin e tenderit nuk është fare i plotësuar Pjesa C”thuhet në njoftimin e publikuar, raporton infikusi.com. Aty më tutje thuhet se çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë tek Organi Shqyrtues i Prokurimit në bazë të dispozitave të Pjesës IX të Ligjit nr. 04/L-042, Ligji për Prokurimin Publik në Kosovë.
Përndryshe me 6 prill të këtij viti Infokusi kishte raportuar se komuna e Gjilanit e cila drejtohet nga Lutfi Haziri, përmes një ankandi publik ka nxjerr në shitje 4 viça dhe dy lopë. Në njoftimin e publikuar në ueb faqe të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) thuhet se çmimi fillestar për lopë është 1,30 euro për kilogramë, deri sa çmimi fillestar për viça është 1,90 euro për kilogramë,raporton infokusi.com.
Më tutje në njoftimin e publikuar thuhet se viçat kanë lindur gjatë vitit 2016, deri sa lopët kanë lindur në vitin 2012. “Autoriteti kontraktues ka për qëllim shitjen e disa viçave dhe lopëve përmes ofertave publike të mbyllura. Shitjen e viçave dhe lopëve do të realizohet sipas kushteve ‘siç janë, ku janë’ matja dhe ndonjë transport eventual i bart blerësi dhe Autoriteti Kontraktues nuk do të ketë përgjegjësi të mëtutjeshme pas shitjes.
Autoriteti Kontraktues i njofton operatorët ekonomik që të dorëzojnë ofertat e tyre të mbyllura për blerje viçave dhe lopëve. Ofertimi është i hapur për të gjithë ofertuesit e interesuar që përmbushin kërkesat minimale për kualifikim: Certifikatë e Regjistrimit me informata mbi biznesin – kopje, Certifikatë e Numrit Fiskal – kopje, Vërtetim Tatimor të lëshuar nga Administrata Tatimore e Kosovës mbi kryerjen e obligimeve ndaj Administratës tatimore të Kosovës jo më i vjetër se tre muaj nga data e dorëzimit të ofertës”thuhet në njoftimin e publikuar në ueb faqe të KRPP-së,raporton infokusi.com.
Aty më tutje thuhet se tërheqja e dokumentacionit është pa pagesë. “Të gjithë ofertuesit të cilët nuk i kanë kryer obligimet nga kontratat e më hershme me APK ose që kanë fletëparaqitje për kundërvajtje apo vepër penale lidhur me dëme në pyje nuk kanë të drejtë pjesëmarrjeje në ankand. Sigurimi i kontratës për ofertuesin fitues është 10 % të vlerës së ofertës financiare të dhënë në këtë ftesë për ofertim.
Dokumentet e ofertimit do të kërkohen nga ofertuesit e interesuar duke dorëzuar një aplikacion me shkrim në adresën e cekur më lartë”thuhet më tutje në publikim. Ofertat do të hapen në prezencë të përfaqësuesve të ofertuesve të cilët dëshirojnë te marrin pjese më 19/4/2017 në ora 14:30. Fitues i kontratës do të jetë ai që ofron çmim më të lartë,raporton infokusi.com



T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...































