Lajme

LDK dhe AKR në koalicion parazgjedhor?

Autori: Gazeta inFokus 00:11 | 12 Maj 2017

Pas AAK-Nismës dhe Vetëvendosjes, interesim për koalicion parazgjedhor me AKR-në ka edhe LDK e kryeministrit në dorëheqje, Isa Mustafa.

Në opinion është përfolur për një koalicion të madh parazgjedhor LDK-Vetëvendosje, që do të mund t’i pamundësonte PDK-së të dalë parti e parë.

Por, siç mëson Gazeta Metro, momentalisht ka diskutime mes LDK-së dhe AKR-së, siç kishte ndodhur në zgjedhjet e qershorit 2014, kur Pacolli në fund vendosi të hynte i vetëm në garë dhe ngeli jashtë Parlamentit. Mu për këtë AKR tash po anon te bashkimi me ndonjë grupim më të madh politik, që të rikthehet në Parlament.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy