Partia FJALA, kthehet në vepër! Iu thotë jo koalicioneve
Autori: Gazeta inFokus
15:16 | 11 Maj 2017
Duke u nisë nga parimet e veta që edhe e karakterizojnë këtë Parti, nuk u lëkund nga ato shtylla që e mbajnë dhe për të cilat vuan shumë vendi ynë.
Vendimi për të hyrë në garë vetëm në Zgjedhjet e ardhshme, është vendim shumë i rëndësishëm për FJALA-n, për shkak se tashmë po tregohet hapur se qëllimi nuk është vetëm të hyjmë në Parlament duke iu bashkuar një Partie tjetër, por ti sfidojmë të gjitha ato parti, me krenarinë dhe nderin e Partisë FJALA!
Jam i sigurtë, se ky lajm është i rëndësishëm edhe për partitë tjera, sepse frika që kanë prej FJALA-s iu ka shtuar dhe do t’u shtonte dëshirën edhe më të madhe për koalicion ditën e shpalljes së Zgjedhjeve. Mendimi im personal është se, është goditje e rëndë për ata të cilët dëshironin ta fusnin FJALA-n në një thes me partitë tjera dhe të etiketohej si sahan-lëpirëse, por jo, FJALA i qëndroi besnik fjalës së dhënë qysh në fillim, se do të garonte e vetme, kundër të gjitha partive të ish-pushteteve në Kosovë.
Kjo dëshmon edhe një herë, se Partia FJALA me në krye Dr. Gëzim Kelmendi, nuk lëkundet nga parimet themelore të saj, ku përkundër ofertave nga partitë tjera, nuk lejon të jetë pjesë e pazareve të koalicioneve parazgjedhore.
Zgjedhjet e ardhshme do jenë të atilla që do sjellin befasi në skenën politike, për shkak se qytetarët tashmë kanë bërë zgjedhjen e tyre, të jetojnë nën trysnin e kriminelëve, apo nën petkun e të ndershmëve dhe atyre që ia donë të mirën vendit. Befasia do të vijë nga gjeneratat e reja, të cilët nuk janë nën trysninë e ofertave politike e kërcënimeve kriminale për votë, ata do japin një leksion të paparë deri me tash, duke i dëshpëruar ata që e futen Kosovën në këtë hamulli.
Personalisht mendoj që Partia FJALA, do jetë befasia më e këndshme e zgjedhjeve që po vijnë, që qëllimet e veta të ndershme dhe me njerëz të pastër nga çdo ndyrësirë e më hershme politike, do e arrijnë me ndihmën e Zotit, sepse një udhëheqje që nuk e beson një Fuqi Supreme, ajo nuk është gjë tjetër veç regjim diktatorial dhe si e tillë, nuk mund të ketë jetë të gjatë
Kjo Parti, ka bërë që të zgjohen nga gjumi edhe ata qytetarë që refuzonin të dilnin në Zgjedhje, për shkak të dëshpërimit të tyre, sepse tashmë u panë dallimet ndërmjet FJALA-s dhe partive tjera të korruptuara apo kriminalizuara
Ftoi qytetarët e Republikës së Kosovës, qe ta shpërblejmë këtë ndershmëri dhe pastërti të kësaj Partie, duke i dhënë votën dhe të dalë sa më mirë me rezultatet e Zgjedhjeve të ardhshme.
Shkruan: Sali Kabashi (Magjistër i Historisë

T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...































