Lajme

Këshilli Prokurorial reagon për kërcënimet ndaj prokurorëve në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 11 May 2017

Këshilli Prokurorial i Kosovës përmes një komunikate për medie ka reaguar për kërcënimet ndaj prokurorëve të Prokurorisë Themelore Në Mitrovicë.

Në komunikatën e tyre thuhet se këto kërcënime janë të patolerueshme, shkruan Indeksonline.

Gjeni të plotë komunikatën:

-Advertisement-

Këshilli Prokurorial i Kosovës shpreh shqetësimin lidhur me kërcënimin që i është bërë prokuroreve të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Radica Milic, njëherësh anëtare e KPK-së, dhe Fikrije Sylejmani, e që ndërlidhet me punën e tyre zyrtare.

Për ne si Këshill, aktet e tilla të kërcënimeve ndaj prokurorëve janë të pa tolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht. Ne qëndrojmë fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështesim ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajojmë në përmbushjen e misionit të tyre.

Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron publikun se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton kjo situatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera