Xhaferi: Askush të mos frikësohet që Parlamenti udhëhiqet nga një shqiptar
Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 11 May 2017
Kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili u zgjodh në një situatë kaotike nga shumica parlamentare më 27 prill, në një intervistë për Anadolu Agency (AA) njofton se afati dhjetë ditor ka filluar nga dita e djeshme, ndërsa nuk përjashton mundësinë që presidenti Ivanov të refuzojë mandatimin e liderit të LSDM-së
Ai thekson se mos dhënia e mandatit nga presidenti, sipas rregullores dhe kushtetutës nuk është pengesë për shumicën parlamentare që të vazhdojë me seancën për zgjedhje të qeverisë.
“Për praktikën parlamentare nuk do të ishte mirë që kreu i shtetit të mos përmbushë obligimin e tij për shkak se do të bënte praktikë të keqe parlamentare në të ardhmen, sepse mbi atë praktikë do të mundësonte që edhe kryetarët e radhës të shtetit do të ishin në mundësi të shfrytëzonin një praktikë, e cila është praktikë e keqe, por e përdorshme dhe e mundshme në të ardhmen nëse Ivanov vendos në këtë drejtim të lëviz kundrejt obligimeve të veta”, shprehet Xhaferi.
Xhaferi shton se si pasojë e ngjarjeve të 27 prillit, presidenti Ivanov duhet të ketë reflektuar në kuptimin e njohjes së shkallës së rrezikshmërisë për ecuritë e funksionimit të institucioneve shtetërore në vend dhe se do të respektojë obligimin e tij kushtetues për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re.
Askush nuk ka nevojë të jetë i frikësuar që Parlamenti udhëhiqet nga një shqiptar
Në historinë e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi është shqiptari i parë që do të udhëheq një nga tre funksionet më të larta shtetërore. Për këtë zgjedhje Xhaferi thotë se është një përfitim politik në kuptimin e perceptimit të statusit kolektiv të shqiptarëve në Maqedoni.
“Përfitimi është se verifikohet aftësia dhe mundësia e shqiptarëve në Maqedonisë përkrahë qytetarëve tjerë që kanë kapacitetin e duhur intelektual, mental, institucional dhe profesional për të menaxhuar dhe për të udhëhequr me organet më të lartë ose me institucionet më të larta shtetërore, e drejtë njerëzore për mundësi të barabarta në qasjen ndaj institucioneve”, deklaron Xhaferi.
Sipas tij, kjo do të kontribuojë që shqiptarët më tepër të mishërohen dhe të shohin veten aty ku janë të bindur se e kanë vendin, si dhe siç tha ai, në atë se ndajnë kontributin e tyre në çdo aspekt, përfshirë në ndërtimin e shtetit dhe institucioneve shtetërore.
Xhaferi duke marrë shembull vitin 2013 kur ai u zgjodh ministër i Mbrotjes, veprim i cili u shoqërua me protesta të dhunshme, ndërsa pas skadimit të mandatit kishte lëvdata për kryerjen e funksionit me sukses, shprehet se asnjë qytetar nuk ka nevojë të jetë i frikësuar nga fakti që Parlamenti udhëhiqet nga një shqiptar.
“Rezultati i menaxhimit me Ministrinë e Mbrojtjes në fund del se ishte perceptim pozitiv i të gjithë qytetarëve dhe për atë arsye mendoj se edhe kjo frikë e rrejshme dhe e imponuar e një pjese të qytetarëve, pas fillimit të zbatimit të funksionit kryetar parlamenti do të shuhet dalëngadalë duke e parë se Parlamenti as nuk do të shkon në Tiranë, as nuk do të transferohet në Prishtinë, as nuk do të jetë parlament tunguzie, por do të jetë Parlament i Maqedonisë me të gjitha nishanet brenda Maqedonisë”, deklaron Xhaferi. /Telegrafi/
Të tjera
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...