Lajme

Arrestohet Gjeorgjievski bashkë me babain, i dyshuari kryesor për dhunën ndaj Selës

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 10 May 2017

Është arrestuar sot herët në mëngjes Kire Gjeorgjievski, i dyshuari kryesor në sulmin ndaj deputetit Ziadin Sela. Bashkë me të është arrestuar edhe babai i tij, burri me mustaqe në moshë i parë në filmimet që i publikuan mediat.

 Gjeorgjievski dhe babai i tij, merr vesh gazeta KOHA nga burime policore, në më shumë video-filmime nga kamerat e sigurisë të Parlamentit shihen duke e goditur deputetin Sela në fytyrë.

Në ndërkohë, dje është identifikuar edhe sulmuesi i tretë – personi me kapele në kokë që e tërheqin zvarrë Ziadin Selën, por që fytyra nuk i tregohet në filmimin e publikuar nga mediat.

Bëhet fjalë për një person nga Gostivari, por që banon në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera