Mustafa mes ‘dy zjarreve’
Autori: Gazeta inFokus
08:10 | 10 Maj 2017
Mund edhe të mos jetë mocioni i opozitës që do ta rrëzojë sot qeverinë “Mustafa”. Një gjë të tillë pritet ta bëjë partneri i madh i koalicionit (PDK), me të cilin kanë bashkëqeverisur rreth tre vjet. Kadri Veseli pas një bisede që ka zhvilluar me zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka insistuar që Demarkacioni të shkojë në Kuvend para mocionit të opozitës, në të kundërtën, siç ka deklaruar ai, duhet të lëvizet përpara në rrugëzgjidhje të tjera.
Pas tri vjetësh bashkëqeverisjeje kryeministri Mustafa dhe Qeveria, të cilën ai e udhëheq, do të ketë sot një prej ditëve më sfiduese të saj. Në Kuvendin e Kosovës sot ajo do të duhet “t’i mbijetojë” mocionit të mosbesimit të iniciuar nga “Nisma për Kosovën”. Opozita është në kërkim të 61 votave të cilat do të bënin që qeveria “Mustafa” të bjerë, për çka ata thonë se do t’i kenë numrat e nevojshëm.
Megjithatë, para opozitës Qeverinë mund ta shkarkojë vetë partneri i madh i koalicionit (PDK-ja), pasi që Kadri Veseli dje ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, ku ka hedhur përsëri idenë që Demarkacioni të procedohet në Kuvend para mocionit të opozitës. Ndryshe, në komunikatën e lëshuar nga Zyra e të parit të Kuvendit thuhet se në rast të mosprocedimit të Demarkacionit para mocionit ndaj Qeverisë duhet të lëvizet përpara në rrugëzgjidhje të tjera. E për një vendim përfundimtar PDK-ja do të ketë sot mbledhjen e kryesisë qysh në orën 08:00

T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...



































