10 vite burgim ndaj R.M, për veprën penale lëndim i rëndë trupor me pasoja vdekje
Autori: Gazeta inFokus
15:32 | 04 Maj 2017
Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, ka shpallur aktgjykimin ndaj të pandehurit R.M, i cili në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale vrasja nge nenit 178 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e ri-cilësuar nga trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Ferizaj në vepër penale lëndim i rëndë trupor me pasoja të vdekjes nga nenin189 paragrafi 4 të KPRK-së.
Trupi Gjykues pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave dhe fjalëve përfundimtare, të pandehurin R.M., e shpalli fajtor për vepër penale lëndim i rëndë trupor me pasoja të vdekjes nga nenin 189 paragrafi 4 të KPRK-së, dhe gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dhjet (10) vite, transmeton Indeksonline.
Ndryshe i pandehuri R.M, akuzohet se në muajin gusht 2016, në fshatin Koshare – Komuna e Ferizajt, ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të ndjerin R. C , në atë mënyrë që i ndjeri kishte shkuar në një autoservis, për të kërkuar një ulëse për veturën e tij, pronari i autoservisit e kishte udhëzuar që të shkoj tek një autoservis, që gjendet anën e kundërt të rrugës, i ndjeri kishte shkuar, mirëpo deri sa po kthehej tek vetura e tij, i pandehuri së bashku me punëtorët e tij, i cili më parë kishte pasur një mosmarrëveshje me të ndjerin, në atë mënyrë që sulmohet me lopatë nga i pandehuri, i cili e humb vetëdijen, dërgohet në emergjencë në Ferizaj, pas dhënies së ndihmës së parë transferohet në QKUK në Prishtinë, ku me 16.tetor 2016 nga lëndimet e marra ndërroj jetë në QKUK në Prishtinë.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/

T� tjera
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...

































