Lajme

Ministrja e Drejtësisë akuzohet si “vrasëse me pagesë”

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 03 May 2017

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha e ka nisur ditën me një lajm të gëzueshëm duke treguar se është nderuar me titullin “Doktor Nderi” në njërin prej universitetëve në SHBA, por në mbrëmje ajo ka marr një akuzë tepër të rënd nga ish- Avokati i Popullit, Sami Kurteshi.

Pos që është cilësuar prej tij si një “enëlarëse e kriminelëve vrastarë të klanit Pronto” , ajo ka marr edhe epitetin e “vrasëses me pagesë”.

Kjo akuzë e këtij anëtari të Lëvizjes Vetëvendosje vije pas një paraqitjeje në medie të njërit prej këshilltarëve të presidentit, Hashim Thaçi, i cili ka dhënë shpjegime në lidhje me dy nenet e kontestuara që parashiheshin të futeshin në Kodin Penal të Kosovës, shkruan AktivPress.

-Advertisement-

Akuzat e fyerjet nuk i ka kursyer as ndaj presidentit të shtetit, Hashim Thaçi.

Reagimin si ndaj këtij këshilltari ashtu edhe ndaj ministres Hoxha, ai e ka bërë përmes një statusi në profilin e e tij në Facebook.

“Po të dëgjohet me kujdes arsyetimi për tërheqjen e neneve të Kodit Penal të Kosovës me përmbajtje dhe natyrë diktaturoiale dhe fashiste, shihet hapur se ideja origjinale per këto nene të tërhequra është e vetë kabinetit të të ashtuqujturit ‘President’. Ky veprim me synim diktatoriaL fashist i kriminelit Hashim Thaçi, tani është tërhequr ‘me bisht ndër shalë’ nga vetë ai dhe cerberët që e rrethojnë dhe këshillojnë atë politikisht”, ka shkruar Kurteshi.

Sipas tij, “i tërë faji i hidhet si ‘pesha gomarit’ të të ashtuqujturës ministre e drejtësisë, që është shndërruar në një enalarëse të kriminelëve vrastarë të klanit ‘pronto’, duke u bërë një vrasëse me pagesë për një rrogë ministreje”.

Postimin ai e përmbyll me konstatimin se: “Këtyre vrasësve me e pa pagesë u ka ardhur fundi i shpejtë. Nuk është larg ky fund!”./AktivPress

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera