Lajme

Tridhjetegjashtë gra jazidi shpëtohen nga IS-i

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 01 May 2017

Kombet e Bashkuara thanë se një grup prej 36 grave jazidi në Irak janë shpëtuar, pas tre vjetësh “skllavëri” nën sundimin e grupit ekstremist Shteti Islamik.

Koordinatorja për Çëshje Humanitare e OKB-së, Lise Grande, tha se gratë, qysh më 28 prill, kur edhe janë shpëtuar, kanë marrë strehim, veshmbathje dhe ndihmë mjekësore dhe psikologjike.

Ngjarja ka ndodhur në Duhok, qytet kurd në veri të Mosulit.

-Advertisement-

Mijëra gra dhe vajza të komunitetit jazidi janë rrëmbyer, torturuar dhe abuzuar seksualisht nga luftëtarët e Shtetit Islamik qysh në vitin 2014.

Thuhet se disa kanë arritur të largohen, porse rreth 3,500 mbeten në robëri. Besimi jazidi ka elemente të krishterimit, zoroastrianizmit dhe islamit. Shteti Islamik e konsideron atë “adhurues të djallit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera