Lajme

E kaluara e errët e Vuçiqit, të cilën ia përmendi sot Haradinaj (Video)

Autori: Gazeta inFokus 22:13 | 29 April 2017

Aleksander Vuçiq është president i Serbisë, ishte edhe kryeministër i saj dhe lider i një partie që quhet Progresiste, por s’ka qenë gjithmonë kështu.

Vuçiq i takonte dikur Partisë Radikale të serbëve të themeluar nga Vojislav Sheshel.

Por, përveç përkrahës i Sheshelit, Vuçiq ka qenë përkrahës i madh edhe i të akuzuarit për krime lufte nga Gjykata e Hagës, Ratko Mlladiq.

-Advertisement-

E këtë ia përmendi sot edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ish-udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Gllogjani, ku u kthye pas katër muajsh për shkak të ndalimit të tij në Francë me fletarrest të Serbisë, pohoi se Vuçiq ishte përkrahës i njeriut që projektoi masakrën e  Srebrenicës – ku u masakruan më shumë se tetë mijë boshnjakë.

“Unë e mbaj mend këtë Vuçiq-in, ngjitke postera të Mladiq-it nëpër rrugët e Beogradit. E Mladiqi është arkitekti i masakrës së Srebrenicës”, tha Haradinaj, njofton Klan Kosova.

Këto janë pamjet e Vuçiq, që Haradinaj i përmendi sot:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera