Lajme

Shfaqen dilema për kërkesën e Delawies për ligjet (Video)

Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 29 Prill 2017

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Greg Delawie, kishte kërkuar në fillim të muajit prill miratimin e ligjit e ri për Procedurat Disiplinore për Gjykatësit dhe Prokurorët, duke shprehur besimin se miratimi i tij do ndodhte brenda muajit.

Megjithëse u procedua menjëherë nga Ministria e Drejtësisë, projektligji ende nuk ka kaluar në Kuvend.

Njohës të sistemit drejtësisë në vend këtë ligj dhe specifikisht kërkesën e ambasadorit e komentojnë në mënyra të ndryshme.

-Advertisement-

Tomë Gashi, njohës i çështjeve juridike, tha për televizionin se mënyra se si Ministria e Drejtësisë i ka proceduar këto ligje është në përputhje me kërkesën e Ambasadorit Delawie.

Pasi që sipas tij, me ndryshimin e këtyre dy ligjeve Ministria e Drejtësisë nuk e ka fuqinë që të anulojë vendime të gjykatave, të cilën e ka pasur para një kohe
Ndryshe nga Gashi, mendon njohësi tjetër i kësaj fushe Skender Musa. Ai është shprehur se ky ligj është drejtpërdrejt ndërhyrje në punën e Gjykatësve dhe Prokurorëve.

Për më shumë ndiqeni kronikën:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy