Lajme

Stoltenberg dënon dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 28 April 2017

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbreg, të premten përmes një komunikate ka dënuar ashpër dhunën e djeshme ndaj deputetëve të Parlamentit të Maqedonisë dhe u ka bërë thirrje liderëve politikë për qetësi dhe dialog politik.

“Dhuna nuk ka vend në Parlament. U bëj thirrje të gjithë akterëve politik që të tregohen të qetë dhe të respektojnë procesin demokratik. Dialogu politik është rruga e vetme e arsyeshme dhe e duhur për të ecur përpara, dhe është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve të vendit”, thuhet në reagim.

Zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, Stoltenberg e ka quajtur një hap pozitiv në zgjidhjen e çështjeve politike dhe ka kërkuar që ky proces demokratik të respektohet.

-Advertisement-

Ai ka përkujtuar autoritetet në Shkup se kanë përgjegjësi për mbajtjen e sundimit të ligjit dhe për të siguruar Parlamentin dhe deputetët e tij gjatë gjithë kohës, ndërsa ka tërhequr vërejtjen se aktet e dhunës, sikur ato që u panë dje, nuk duhet lejuar të ndodhin serish.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera