Lajme

Turqia njofton zyrtarisht fitoren e Erdoganit në referendum

Autori: Gazeta inFokus 08:34 | 28 April 2017

Riforcimet e pushteteve të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan japin një fitore të “po”-së me 51,41 për qind të votave, njoftoi sot Këshilli i Lartë zgjedhor (YSK).

Gjatë një fjalimi televiziv sot në mbrëmje, presidenti i YSK-së, Sadi Guven theksoi se “po”-ja kishte marrë me 25,16 milionë vota, rreth 51,41 për qind të votave kundër 23,78 milionë 48,59 për qind të votave për “jo”-në, transmeton syri.net

“Rishikimi kushtetues për riforcimin e pushteteve presidenciale që iu nënshtrua një vote popullore më 16 prill u pranua”, theksoi Guven duke shtuar se përqindja e pjesëmarrjes ka qenë e lartë në 85,43 për qind.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera