Lajme

Ish-prokurori serb për krime lufte: Haradinaj të mos gëzohet, do të vazhdojmë ta ndjekim

Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 27 April 2017

Ish-prokurori serb për krime lufte, Vladimir Vukçeviq ka thënë se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk ka asnjë arsye për t’u gëzuar, pasi që Serbia do të vazhdojë ta ndjekë.

“Ramush Haradinaj nuk duhet të gëzohet. Ai nuk është liruar nga aktakuza, pasi që ajo ende është e ngritur kundër tij. Besoj se ne do të jemi insistues për ta ndjekur edhe në vazhdim”, ka thënë Vukçeviq, raporton KTV.

Ai ka thënë se ka fakte të mjaftueshme për ta dënuar Haradinjan për krime lufte.

-Advertisement-

Sipas tij, Prishtina nuk ishte e sigurt se Haradinaj do të lirohej, dhe se atje kishte frikë të madhe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera