Vuçiq: Tre biznesmenë shqiptarë planifikojnë blerjen e tokës dhe fabrikave në jug të Serbisë
Autori: Gazeta inFokus
15:18 | 27 Prill 2017
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, tha sot se ka prova se shqiptarët, përmes tre biznesmenëve të tyre, janë duke planifikuar që të blejnë tokë dhe fabrika në jug të Serbisë, por që Serbia do të gjejë një mënyrë për të mbrojtur interesat e saj.
Në konferencën për shtyp, Vuçiqi ka thënë se këto transaksione janë planifikuar që të kryhen me anë të njerëzve të tjerë në mënyrë që të mos jenë të dukshme dhe se autoritetet në Beograd janë në dijeni të planit, raporton Blic.
Duke iu përgjigjur pyetjen nëse udhëheqësi i shqiptarëve në jug të Serbisë, Jonuz Musliu, do të përgjigjet penalisht për deklaratat në lidhje me nevojën për formimin e një “Shqipërie të Madhe”, Vuçiqi u bëri thirrje të gjithëve që të lejojnë autoritetet që të bëjnë punën e tyre dhe shprehu besimin se ata do të marrin një vendim që do të jetë në interesin më të mirë të shtetit .
“Na leni që të bëjmë punën tonë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai (Musliu) nuk e ka thënë atë vetë, sepse, me gjithë respektin e duhur, nuk është shumë intelektual dhe akademik. Kjo nuk është menquri e tij por e huaj, mendje e importuar. Po edhe kjo menquri nuk ishte e tyre por e importuar”, tha Vuçiqi.
Vuçiç tha se janë shumë domino dhe hallka që kanë punuar kundër interesave të Serbisë, por theksoi se Serbia, edhe pse një vend i vogël, me maturinë, vetëpërmbajtjen, durimin dhe forcën, duke mos vënë në pyetje paqen dhe stabilitetin, do t’u kundërvihet atyre./GazetaExpress/.

T� tjera
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
































