Trump thërret 100 senatorë për situatën në Korenë e Veriut
Autori: Gazeta inFokus
13:11 | 27 Prill 2017
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka ftuar të 100 senatorët amerikanë në Shtëpinë e Bardhë për një takim mërkurën që lidhet me çështjen e Koresë së Veriut. Takimi do të drejtohet nga Sekretari i Mbrotjes Jim Mattis, ai i Shtetit Rex Tillerson, Drejtori i Zbulimit Kombëtar Dan Coats si dhe Shefi i Shtabit të Shtatmadhorisë gjenerali Joe Dunford. Senatorët i marrin informacionet e kësaj natyre në Kongres, ndaj dhe takimi i tyre të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë konsiderohet një zhvillim i pazakontë.
Presidenti ka thënë gjatë këtë javë se “statusquoja lidhur me Korenë e Veriut” është e papranueshme dhe se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të përgatitet për vendosjen e sanksione shtesë dhe më të forta, për programin bërthamor të Koresë së Veriut. “Koreja e Veriut përbën një problem të madh botëror. Përpara tij janë mbyllur sytë për dekada dhe tani është koha për ta zgjidhur problemin”, tha Presidenti.
Udhëheqësi i shumicës në Senat Mitch McConnell tha se veprimet e paparashikueshme nga ana e Koresë së Veriut, e shtynë atë t’i kërkojë presidentit të takojë të gjithë anëtarët e Senatit për t’i informuar mbi situatën. “Presidenti e ka bërë të qartë se një Kore e Veriut e armatosur me raketë bërthamore, që ende mbetet të vihet në provë prej tyre, është e papranueshme dhe kërcënon interesat tona jetike të sigurisë kombëtare”, tha McConnell në fjalën e tij përpara senatit. Mes tensioneve në rritje lidhur me programin bërthamor dhe atë të raketave të Koresë së Veriut, ushtria amerikane ka nisur dislokimin e një sistemi mbrojtës kundër raketave në Korenë e Jugut. Sistemi “Thaad” është i projektuar për t’u mbrojtur nga kërcënimet që mund të vijnë nga ambiciet raketore të Penianit. Qindra banorë të zonës protestuan teksa kamionët me pajisjet e sistemit mbërrinin. Nga ana tjetër, Kina deklaron se “Thaad” do të destabilizojë sigurinë në rajon. Shtetet e Bashkuara në ditët e fundit kanë vendosur anije luftarake dhe nëndetëse në gadishullin Korean, për shkak të frikës se Koreja e Veriut mund të planifikojë teste të reja bërthamore.
Administrata e Trump, që i ka bërë thirrje Kinës për të ndikuar tek aleati i saj, Peniani, pritet të mbajë një mbledhje të senatorëve në Shtëpinë e Bardhë lidhur me situatën. Sistemi “Thaad”, Terminal High-Altitude Area Defense, është i projektuar të lokalizojë dhe shkatërrojë raketa balistike me rreze të shkurtër e të mesme veprimi në fazën e fundit të fluturimit të tyre. “Korea e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë punuar së bashku për të mundësuar ngritjen e sistemit Antiraketë, në përgjigje ndaj kërcënimit bërthamor dhe raketor të Veriut, që sa vjen e avancon”, ka deklaruar Ministria e Mbrojtjes në Seul. Ushtria e Kim Jong-un tregon se është përgatitur për luftë, teksa qëllojnë me predha në drejtim të detit me tanke e kundërajrorë për të “ngacmuar” anijet luftarake armike, këtë të martë. Qindra tanke janë rreshtuar përgjatë bregdetit për të treguar forcën ushtarake në një spektakël të organizuar në 85 vjetorin e formimit të ushtrisë koreano-veriore. Kim Jong-un ka përshëndetur ushtrinë teksa ndiqte këtë përgatitje ushtarake, e cila përfshinte lëshimin e mbi 300 predhave nga tanket dhe kundërajrorët, por edhe silurë të lëshuara nga nëndetëset. 85-vjetori i formimit të ushtrisë së Koresë së Veriut nuk është thjesht një ditë për të treguar forcën ushtarake, por edhe një ditë feste në shtetin diktatorial.
flotat detare të Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara iu bashkuan stërvitjes ushtarake të Japonisë në ujërat perëndimorë të Gadishullit Korean. Të martën mbërriti në një port të Koresë së Jugut edhe nëndetësja bërthamore amerikane “USS Miçigan”. Stërvitja detare përfundon të mërkurën. Peniani ka kryer disa prova me raketa balistike në muajt e fundit dhe besohet se po përgatitet për një provë të gjashtë bërthamore, megjithë kundërshtimin e fortë të Pekinit dhe sanksionet e ashpra ekonomike nga bashkësia ndërkombëtare.
Ndërtimi i murit
Alokimi i fondeve të nevojshme për fillimin e ndërtimit të murit në kufirin midis SHBA dhe Meksika nuk do të parashikohet në faturën e buxhetit të ri i parashikuar për t’u miratuar këtë premte në Kongres. Kështu deklaroi për kanalin televiziv amerikan Fox Neës, këshilltarja e Presidentit amerikan, Donald Trump, Kellyanne Conway, duke shtuar se megjithatë se projekti mbetet një “prioritet shumë i rëndësishëm” për administratën. Fondi prej 1.4 miliardë dollarësh që Trump do të synonte të merrte gjatë kësaj jave do të ishte thjesht një shumë paraprake për të nisur punimet, pasi në total, muri mendohet se kushton plot 21.6 miliardë dollarë amerikanë. Shumë media e komentuan si një tërheqje të Trump nga ideja për ndërtimin e murit kufitar me Meksikën, por vetë Presidenti në një postim në Twitter të dy ditëve më parë u pat shprehur se nuk tërhiqet nga projekti i tij.

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...






























