Lajme

Ibrahimi: Lirimi i Haradinajt është një mirënjohje për luftën e drejtë të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 27 April 2017

Deputeti i Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi, në një deklaratë për Gazetën Express e ka uruar ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn, duke porositur se lirimi i tij nga ana e gjykatës franceze duhet t’i gëzojë dhe bashkojë të gjithë shqiptarët.

“Lirimi i z. Haradinaj është lajm i mirë jo vetëm për familjen dhe për partinë e tij, por për të gjithë shqiptarët, madje edhe për Ballkanin e tërë. Sepse, një version tjetër i këtij vendimi të gjykatës mund të çonte në pasoja të paparashikueshme. Këtu duhet thënë se lirimi i tij është, asgjë më shumë, pos edhe një mirënjohje për luftën e drejtë të UÇK-së dhe për veprën e z. Haradinaj. Ky vendim i gjykatës së Francës është edhe një dëshmi se drejtësia mund të vonojë dhe kjo të na mërzisë, por patjetër vjen një ditë”, tha Ibrahimi për Expressin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera