Lajme

Thaçi: Të shpresojmë për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të ish-kryeministrit Rexhepi

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 26 April 2017

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përmes rrjetit social “facebook” ka uruar të përmirësohet gjendja shëndetësore e ish kryeministrit Bajram Rexhepi.

Thaçi po ashtu ka falënderuar mjekët në QKUK për kujdesin ndaj Rexhepit, raporton infokusi.com

Postimin e plotë të Thaçit mund ta lexoni më poshtë:

-Advertisement-

“Vazhdojmë të shpresojmë për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të ish kryeministrit Bajram Rexhepi pas fillimit të trajtimit jashtë Kosovës.

Iu shpreh mirënjohje mjekëve të QKUK – së për kujdesin dhe profesionalizmin që treguan për trajtimin adekuat të z. Bajram Rexhepi. HTH”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera