Lajme

Thirrje bujqve që të dorëzojnë kërkesë për vlerësimin e dëmeve nga moti i ligë

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 26 April 2017

Nga sot e deri më 10 maj, bujqit në Maqedoni  mund që të paraqesin kërkesë për vlerësimin e dëmeve nga moti i ligë që përfshiu vendin më 21 dhe 22 prill, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kërkesa duhet të dorëzohet në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave. Bujqit duhet që me kërkesën të dorëzojnë edhe fotokopje të dokumenteve presonale dhe xhirollogari transaksionale, si edhe fotokopje të dokumentit për dëshmi të shfrytëzimit ose pronësisë së tokës bujqësore.

Gjithsej 73 komisione janë formuar për vlerësimin e dëmeve. Këto ekipe do t’i vizitojnë të gjithë hapësirat ku ka dëme të kulturave të ndryshme./Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera