Futet në operacion për të lindur foshnjën, ajo që i ndodh më pas do ju lë pa fjalë!
Autori: Gazeta inFokus
15:12 | 25 Prill 2017
Gruaja futet në operacion për të lindur foshnjën, por kjo ka sjellë pasoja të tmerrshme për kujtesën e saj. 35 vjeçarja Bernadette Strange është prekur nga një formë e rrallë e meningjitit dhe kur u zgjua nga anestezia nuk kishte asnjë kujtim nga jeta para gjumit. Pra, për Bernadetten fshirja e memorjes u shfaq në momentin kur fëmija i saj Elijah erdhi në jetë.
Në orët e para pas lindjes ajo dha një reagim epidural (shenjë amnezie), kështu që mjekët u detyruan ta vinin sërish në koma për të kuptuar se ku kishin gabuar.
Bernadette kishte pësuar një formë të rrallë të meningjitit, mendohet që shkak të jetë anestezia spinale (gjilpërë që bëhet në shtyllën kurrizore në rastin e lindjeve me operacion).
Ajo u kthye nga koma pas disa ditësh dhe duket të jetë goxha më e vetëdijshme, por fakteqësisht shenjat e amnezisë nuk ishin zhdukur plotësisht. Ajo nuk e kishte as idenë më të vogël se kush ishte apo që kishte sjellë në jetë një vogëlush para pak kohësh.
“Ndonjëherë më kujtohet emri im, ose arsyeja pse kam qenë në spital; një herë tjerë tjetër dua thjesht të kthehem në shesh”, tha ajo për Shoqatën e Bamirësisë së Meningjitit.
Pas një jave Bernadette u transferua në një repart psiqik për të ndjekur kurimin e saj.
Vazhdonte ende të fliste gjëra pa kuptim por ishte përmirësuar goxha që nga dita e parë e ngjarjes.
“Mërzitem shumë kur ëndrrat e mia më përzihen me realitetin duke më krijuar turbullira se çfarë është reale dhe çfarë jo”- tha Bernedette.
“Pas rreth 10 ditësh më në fund vëreja përparime tek vetja, aq sa isha në gjendje të njihja djalin e madh, Teo. Më dukej madhështore! Kështu kujtimet e mia u kthyen mbrapa në kohë dhe pavarësisht se të gjithë përpiqeshin t’më mbushnin mendjen se unë kisha edhe një fëmijë tjetër më të vogël, këtë se besoja kurrë. Ishte çasti kur burri im më tregoi fotot dhe filmimet e momentit të lindjes kur unë më në fund e besova që kisha edhe një fëmijë të dytë.”
“Ndjeva sikur kisha fituar një llotari! Mezi po pres që ta takoj atë dhe t’ia përmbush nevojat e tij si një mama e përkushtuar.”
Burri i Bernadette kishte mbajtur një ditar dhe kjo ndoshta ishte gjëja që i erdhi më shumë e më në ndihmë Bernadette-s për rikuperimin e kujtesës së saj. Tani, disa muaj pas ngjarjes Bernadette gëzon shëndet të plotë pranë familjes së saj.
“I detyrohem për jetën time ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve dhe infermierëve, sepse ndryshe nuk do isha këtu duke parë fëmijët e mi teksa rriten”, përfundon Bernadette.


T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...

































