Lajme

ALARMUESE: Mjeku ngre shqetësimin për numrin e madh të rasteve me diabet të tipit 1

Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 28 November 2026

Endokrinologu Genc Shala ka ngritur shqetësimin për rritjen e numrit të personave me diabet, veçanërisht të atyre me diabet të tipit 1, pas pandemisë së COVID-19.

Gjatë emisionit “Doktor Plus me Arjeta Osmani”, Shala ka bërë të ditur se është vërejtur një rritje e konsiderueshme e rasteve me këtë lloj diabeti, të cilat më parë, sipas tij, kanë qenë shumë më të rralla, shkruan Gazeta Infokus.

“Është në rritje numri i personave me diabet, si të tipit dy, si të tipit një, e sidomos tash pas COVID-it është vërejtur një rritje bukur e madhe e pacientëve me diabet tip një, të cilët përpara kanë qenë shumë më të rrallë. Tash është rritur numri i tyre”, ka deklaruar Shala.

-Advertisement-

Shala ka folur edhe për ndikimin e mundshëm të virusit në dëmtimin e qelizave të pankreasit dhe nxitjen e reagimit të sistemit imunitar ndaj tyre.
Sipas tij, virusi mund të ketë ndikuar në shtimin e rasteve me diabet të tipit 1, një sëmundje që shpesh shfaqet gjatë fëmijërisë.

“Si duket, virusi i COVID-it ka ndikuar në rritjen e dëmtimit të këtyre qelizave dhe paraqitjen e numrit më të madh të pacientëve me diabet tip një, që është për fatkeqësi për rininë tonë, pasi që diabeti tip një paraqitet kryesisht në fëmijëri”, ka theksuar Shala./Gazeta Infokus/

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy