Lajme

Nga Shqipëria në Kanada, ACPAC uron për 28 Nëntorin: “Krenarë për rrënjët tona”

Autori: Gazeta inFokus 19:42 | 28 November 2026

Një urim i veçantë për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë ka ardhur nga Komiteti i Veprimit Politik të Shqiptarëve në Kanada (ACPAC). Në një mesazh të publikuar në shqip dhe anglisht, organizata u ka bërë thirrje shqiptarëve kudo në botë të qëndrojnë të bashkuar, shkruan Gazeta Infokus.

Në urimin e saj, ACPAC kujton guximin dhe sakrificat e brezave që ruajtën gjuhën shqipe, traditat dhe identitetin kombëtar.

“Nga Shqipëria te Kanadaja dhe në mbarë botën, le të vazhdojmë të jemi të bashkuar, krenarë për rrënjët tona dhe të angazhuar për një të ardhme më të fortë”, thuhet në mesazhin e organizatës.

-Advertisement-

“Gëzuar 28 Nëntorin! Rroftë Shqipëria!”, përfundon urimi i ACPAC-it.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy