Murati për Ligjin e ri të Speciales: S’pres rezultate nëse s’ka marrëveshje me ShBA-në dhe Evropën
Autori: Gazeta inFokus
18:27 | 28 November 2026
Ish-ministri i Diasporës, Valon Murati, duke folur për ligjin e ndryshuar për Gjykatën Speciale, i cili pritet të votohet në Kuvend, ka thënë se nuk është shumë entuziast për rezultatet që mund të sjellë ai.
I ftuar në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai ka deklaruar se do të jetë problematike të arrihet deri te lirimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, nëse ky ligj nuk është dakorduar me ndërkombëtarët.
Sipas tij, deri më tani nuk ka pasur një dakordim të tillë.
“Nuk jam prej atyre që jam shumë entuziast për atë ligj. Pa marrë parasysh përmbajtjen e tij, kam frikë se mënyra se si funksionojnë Dhomat e Specializuara dhe mënyra se si i kemi krijuar me kushte kushtetuese, me atë ligjin e parë, do të jetë e vështirë që të nxjerrim diçka nëse në prapavijë nuk ka një marrëveshje me ndërkombëtarët, nëse nuk kemi një marrëveshje me politikën amerikane dhe atë evropiane. Por, me aq sa po shoh deri më tani, ligji nuk mund të arrijë diçka në kuptimin e lirimit të tyre apo të një procesi i cili në fund do të rezultonte me lirimin e tyre”, ka deklaruar ai.
Murati ka folur edhe për grupin punues për procesin e apelit të aktgjykimit të shkallës së parë në Hagë, duke e cilësuar këtë proces si të vonuar dhe duke thënë se është dashur të krijohej shumë më herët.
“Sepse kanë qenë shumë të kujdesshëm në krijimin e kësaj gjykate për të krijuar njëfarë rrethi vicioz të papenetrueshëm nga jashtë, me gjasa shumë të mëdha se, nëse ti e bën ligjin atje, Avokati i Popullit ta shpall antikushtetues secilin ligj që mund t’ia dërgosh. Jemi vonë edhe në kuptimin e grupit. Është dashur të krijohet në momentin që është krijuar gjykata”, ka deklaruar Murati.
Ai ka folur edhe për dënimet e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke e cilësuar procesin si një “ëndërr të keqe”, që sipas tij, përkohësisht ka lënë një njollë në luftën për çlirim.
“Ndihem jashtëzakonisht çuditshëm dhe mendoj se pak a shumë është kjo ndjenja që e kanë shumica e qytetarëve të Kosovës dhe shqiptarëve kudo. Pra, është e pabesueshme, më duket sikur jam në një ëndërr të keqe dhe pres që të zgjohem. Çfarë na ka ndodhur neve me këto Dhoma të Specializuara, me këtë proces? Natyrisht, nuk është vendi këtu për të diskutuar pse dhe si, por duhet marrë si fakt se tashmë kemi tri aktgjykime. Po e heq këtë për pengim të drejtësisë, e kemi për Pjetër Shalën, e kemi për Calin, e kemi për katërshen e UÇK-së”.
“Jashtë fatit të tyre personal, mbi të gjitha është dëmi që kanë marrë. Së paku në afat të shkurtër japin një shije të keqe dhe vendosin një njollë të përkohshme, sepse në afat të gjatë nuk dyshoj asnjëherë se lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirim”, ka deklaruar Murati.

T� tjera
-
Nga Shqipëria në Kanada, ACPAC uron për 28 Nëntorin: “Krenarë për rrënjët tona”
Një urim i veçantë për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë ka ardhur nga Komitet...
-
Ardita Sinani: 28 Nëntori, për shqiptarët e Luginës ka domethënie edhe më të veçantë
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka përcjellë një mesazh urim...
-
Faqja e Thaçit rikthen mesazhin e tij për 28 Nëntorin: Festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare
Në faqen zyrtare të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Facebook, ësh...
-
Prokuroria e Ferizajt kërkon paraburgim ndaj tre të dyshuarve për rastin “Kufiri 2”, ku u sekuestruan 136 kilogramë marihuanë
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e m...
-
Studio e Baletit “Aurora Wellness” shënon 28 Nëntorin me shfaqje artistike
Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, Studio e Baletit “Aurora Wellnes...
-
Reuters raporton për protestën e 28 nëntorit në Tiranë: Shpërtheu në dhu*në
Dhuna ka shpërthyer të shtunën në Tiranë, gjatë një proteste të udhëhequr nga...
-
Gruaja e vetme përleshet me policinë në Tiranë, rrëzohet dhe tërhiqet zvarrë
Një grua është rrëzuar në rrugë gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë për s...
-
Shqipe Selimi në Hagë për 28 nëntor: Rexha u bë zëri i shqiptarëve që po luftonin për liri
Shqipe Selimi ka vizituar sot bashkëshortin e saj, Rexhep Selimin, në Hagë, k...
-
Kombi nderon Flamurin / Festë kombëtare në Kosovë, Shqipëri, Preshevë e Maqedoni
Flamuri kuq e zi këtë 28 nëntor është valëvitur nga Presheva në Tetovë. Në V...
-
Kurti në Prekaz: Kruja, Vlora e Drenica, trashëgimia e lavdishme historike e 28 Nëntorit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar varrezat e familjes Jashari ...
-
“Ka pasur momente kur jam ndier e vetme” – rrëfimi i Aelës, 13-vjeçares që jeton me diabet
Aela Ademaj, 13-vjeçarja që jeton me diabet të tipit 1, ka rrëfyer sfidat e p...
-
Vendoset murali i Nënë Terezës në Prishtinë
Pas përplasjeve që nisën ditën e djeshme e vazhduan edhe mëngjesin e sotëm me...

































