“Djalin e kam pasur ushtar, sot mbesën në FSK”, nëna e dëshmorit emocionohet në Ditën e Forcës
Autori: Gazeta inFokus
13:21 | 27 November 2026
E moshuara Bahtije Kastrati, nëna e dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Brahim Kastrati, i njohur me nofkën e luftës “Dinamiti”, ka vizituar ambientet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Forcës.
Ajo ka kujtuar të birin, i cili kishte shërbyer si ushtar i UÇK-së, duke thënë se vrasja e tij ishte e dhimbshme, por se ndihet e lumtur që ai dha jetën për vendin dhe që sot ka mundësi të shohë ushtrinë e Kosovës dhe armatimin e saj.
“Djalin tim e kam pasur ushtar, ka qenë e dhimbshme kur e kanë vra, por jam kanë edhe e kënaqur që ka shkuar për vend të vetin, që ka ardhë kjo ditë me pa këtë armatim e këtë liri e ushtri”, tha ajo.
Bahtije Kastrati ka treguar se ndihet edhe më e lumtur pasi mbesën e saj e ka pjesëtare të FSK-së.
“Shumë e gëzueshme jam. Edhe kam pas qef me pas apet dikënd ushtarë të FSK-së, po që e kam çikën e çikës (ushtare e FSK-së). E shumë e gëzueshme jam”, tha ajo.
Në mesin e vizitorëve ishte edhe Xhevahir Osmani, i cili kishte ardhur nga Tetova për të parë nga afër kapacitetet e FSK-së.
Ai tha se ishte emocionuar kur kishte parë ushtrinë, ndërsa pati edhe disa kritika për pushtetarët, duke vlerësuar se mund të kishin bërë më shumë për vendin.
“Jam shumë i emocionuar. Atje fillova të qaj. Gëzohem shumë kur e shoh këtë ushtri që e kemi. Kam shumë emocione, s’di çka të them. Për pushtetarët kisha me dhënë pak kritika, është dashtë me bë pak më shumë? Unë mendoj se kanë pasur mundësi me bë më shumë. Inshallah këto të tjerët tash, a janë, që vijnë të tjerët, bëjnë edhe më shumë. Për ushtrinë edhe për krejt popullin, jo veç për ushtrinë, për krejt popullin. Është mirë, po mundet hala më mirë me qenë bashkë. Po munden më mirë, partitë mendoj bashkë. Kanë mundësi po munden edhe shumë më mirë, se çfarë është puna tash. Ju uroj të gjithëve festën e ushtrisë edhe festën e flamurit, të gjithë kombit shqiptar”, tha ai.
E në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Forcës, nxënësit e shkollës fillore “Rasim Kiçina” nga Drenasi, Dua Topilla, Amela Bujubi, Roan Qorri dhe Tringa Jashari, recituan poezi kushtuar festave të nëntorit.

T� tjera
-
Haradinaj uron FSK-në: Vajzat dhe djemtë tanë, ndër më të mirët e atdheut
Me rastin e Ditës së Forcës, deputeti Ramush Haradinaj ka uruar ushtarët e FS...
-
Kurti nga Tirana: Kosova e ka fituar me meritë statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova e meriton statusin...
-
Çitaku rikujton: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vl...
-
SKANDALOZE: Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë detyrohet të jap dorëheqje, nuk u pajtua me urdhërin e Prebrezës për ndeshkimin e drejtorit të gjimnazit
Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Sabri Xhigoli, ka dhënë dorëheqje nga kjo...
-
Eksporti në Angli, Prince Caffe në tryezat e britanikëve (VIDEO)
Prince Caffe ka nisur përsëri zgjerimim e rrjetit të eksportit. Këtë radhë, s...
-
Haxhiu: Ata që shërbyen me devotshmëri në UÇK, sot s’mund ta shohin sa e fortë është ushtria jonë
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, sot në Ditën e Forcës, ka shprehur kre...
-
Pamje nga vendi ku policia në Ferizaj u gjuajt me ar*më zja*rri, arrestohen tre persona
Një incident i rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Gërlicë të Ferizajt, ku...
-
Kos-Kurtit për fondet e Planit të Rritjes: Do vij në dhjetor në Kosovë meqë tashmë keni institucione
Kosova, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina mbeten pa fonde nga Plani i Rritjes, ...
-
Rama kërkon nga BE-ja hapjen e statusit të kandidatit për Kosovën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që Koso...
-
“Si në filma” në Ferizaj: Të shtëna me armë në drejtim të policisë
Tre persona janë arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se kanë shtënë me armë z...
-
Kos i drejtohet Kurtit: Qeveria e re është një mundësi e re për të pasur një fokus të ri për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka paralajmëruar ...
-
Në telefonin e Arlindës është videoja e vrasjes që ndodhi në sy të djalit të saj: Jetoni e ndoqi krimin “live” kur pa çfarë ndodhi, u tha policëve “shkoni, se u bë m*t”
“Arlinda Zekaj me telefonin e saj ka arritur ta faktojë vrasjen e saj”, ka de...
































