Lajme

SKANDALOZE: Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë detyrohet të jap dorëheqje, nuk u pajtua me urdhërin e Prebrezës për ndeshkimin e drejtorit të gjimnazit

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 27 November 2026

Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Sabri Xhigoli, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas situatës së krijuar në gjimnazin “Hivzi Sylejmani”, ku kryetari i komunës, Valon Prebeza, kërkoi masa ndëshkuese ndaj drejtorit të shkollës dhe personelit që nuk mori pjesë në ceremoninë për nder të 28 Nëntorit.

Gazeta Insajderi raporton se Xhigoli ka vendosur të largohet nga kjo pozitë, pasi nuk është pajtuar me kërkesat e kryetarit Prebeza lidhur me stafin e gjimnazit.

Situata u krijua të enjten, gjatë ceremonisë komunale për shënimin e 28 Nëntorit, kur Prebeza kërkoi nga Drejtoria e Arsimit të ndërmarrë masa ndaj drejtorit të gjimnazit “Hivzi Sylejmani” dhe personelit që nuk ishte i pranishëm në aktivitet.

-Advertisement-

Kryetari i Fushë Kosovës drejtpërdrejtë në ceremoni kishte kërkuar dorëheqjen e drejtorit të shkollës dhe ndëshkimin e punonjësve që munguan në ceremoni.

Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy