Lajme

“Si në filma” në Ferizaj: Të shtëna me armë në drejtim të policisë

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 27 November 2026

Tre persona janë arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë, të cilët kishin ndaluar veturën e tyre gjatë një kontrolli.

Sipas informacioneve të siguruara nga Insajderi, policia kishte dalë për një kontroll rutinor në afërsi të lagjes Panorama, kur ka hasur në personat e dyshuar.

Gjatë kontrollit, dyshohet se në veturën e tyre janë gjetur substanca narkotike, ndërsa të dyshuarit më pas kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policëve.

-Advertisement-

Një qytetar i ka thënë Insajderit se i ka parë zyrtarët policorë duke ndjekur të dyshuarit. Ai e ka përshkruar ngjarjen si një skenë “nëpër filma”.

Rasti ka ndodhur rreth orës 11:00, ndërsa tre personat janë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se rreth orës 11:00 policia ka ndaluar një veturë të dyshuar në rrugën rajonale në fshatin Gërlicë të Ferizajt, afër ‘Millenniumit’. Personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin policor”, ka deklaruar Veseli.

Insajderi ka dërguar pyetje edhe në zyrën qendrore të Policisë për të marrë informacione shtesë lidhur me rrethanat e rastit, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje.

Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…

Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy