Vdekja e vajzës në Leshan të Suharekës, Prokuroria zbulon për Infokus dyshimet e para: Kishte pësuar djegie në dorë
Autori: Gazeta inFokus
14:03 | 26 November 2026
Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje të reja për Infokus lidhur me rastin e vajzës që u gjet pa shenja jete mëngjesin e së mërkurës në shtëpinë e saj në fshatin Leshan të Suharekës.
Në një përgjigje për Infokus, Prokuroria ka bërë të ditur se, sipas dyshimeve fillestare, viktima ka ndërruar jetë si pasojë e kontaktit me një ngrohëse, me ç’rast kishte pësuar djegie në dorë.
“Referuar kërkesës tuaj, ju njoftojmë se, sipas dyshimeve fillestare nga vendi i ngjarjes, dyshohet se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e kontaktit me një ngrohëse për dimër, me ç’rast kishte pësuar djegie në dorë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, forenzika dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore”, kanë deklaruar nga Prokuroria Themelore në Prizren për Infokus
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Prokuroria ka bërë të ditur se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes mbetet për t’u përcaktuar.
“Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa Prokuroria është në pritje të raportit të autopsisë, për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të vdekjes”, thuhet tutje në përgjigjen e Prokurorisë
Kujtojmë se rasti ishte raportuar mëngjesin e 25 nëntorit, rreth orës 07:00, nga mjeku kujdestar i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.
Policia e Kosovës ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes”.
“Më 25 nëntor 2026, rreth orës 07:00, Stacioni Policor në Suharekë ka pranuar një informatë nga mjeku kujdestar i QKMF-së në Suharekë, i cili ndodhej në vendin e ngjarjes në fshatin Leshan, se një person i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Në konsultim me prokurorin kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa është iniciuar rasti ‘Hetim i vdekjes’”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi./Gazeta Infokus/
Gjendet pa shenja jete një vajzë në shtëpinë e saj në Leshan të Suharekës

T� tjera
-
15 organizata reagojnë ndaj Ministrisë së Drejtësisë: Po ua bartni viktimave barrën e përgjegjësisë për dhunën
Gjithsej 15 organizata të shoqërisë civile kanë reaguar ndaj Ministrisë së Dr...
-
Zbardhen detaje të reja për zjarrin në Obiliq: Mbi një milion euro vlera e transformatorit të përfshirë nga flakët
Transformatori i KOSTT-it që u përfshi nga zjarri në orët e hershme të mëngje...
-
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
Përzgjedhje e gjërë në shumë artikuj kryesor me çmime të mahnitshme ZBRITJE...
-
Moment prekës në seancën në Apel, babai kërkon ta përqafojë të birin që tentoi ta vriste
Një moment emocionues ka ndodhur sot në seancën e Apelit. Në këtë Gjykatë po...
-
Tri shkronjat e UÇK-së vendosen në ballë të vendlindjes së Jakup Krasniqit
Simboli me tri shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vendosur në h...
-
Çitaku thërret një konferencë për media në 15:00, PDK s’bën të ditur arsyen
Ushtruesja e Detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çi...
-
MASH mbështet studentët me 30 euro, 50 dhe 70 – hap thirrjen publike për Bursë të Mobilitetit
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se ofron mbështetje financi...
-
Flamuri kuqezi dhe i UÇK-së vendosen në ulëset e deputetëve në Kuvendin e Kosovës
Në ulëset e deputetëve në sallën e Kuvendit të Kosovës janë vendosur sot flam...
-
Blerta Deliu: VV-ja votoi kundër rezolutës që kërkonte barna të rregullta për pacientët me kancer
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës nuk e mir...
-
Në listën e Çekut për Këshillin e Shkencës edhe ish-kandidatja e VV-së për deputete
Majlinda Bregasi, ish-kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendos...
-
“E di se kush ia ka vrarë babën”, Besian Mustafa i përgjigjet Xhavit Halitit
Deputeti i LDK-së i është përgjigjur Xhavit Halitit pasi ky i fundit në një e...
-
“Nuk ka integritet, ka preferenca politike”, Kadrijaj kritikon procesin e përzgjedhjes së bordeve
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka kritikuar procesin e përzgjedhjes së ...




































