Lajme

Kërkesa e Kosovës për statusin e kandidatit, Kurti shpreson që Këshilli në dhjetor t’i kërkojë opinion Komisionit Evropian

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 25 November 2026

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se çështja e marrjes së statusit të vendit kandidat për Kosovën tashmë është çështje urgjence.

Në hyrje të Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel që po mbahet sot, Kurti ka thënë se pret që aty të shkëmbehen ide e opinione për rrugën përpara.

Kurti ka shprehur pritje që në takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian në dhjetor, t’i shtrohet pyetja Komisionit Evropian për opinion për kërkesën e Kosovës për pranim në BE.

-Advertisement-

“Nuk e kërkojmë si favor, por si diçka që e kemi merituar me transformimin e madh shoqëror e sundimin e ligjit”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka folur edhe për Radojiçiqin, duke deklaruar se Serbia duhet ta dorëzojë atë.

“Serbia duhet ta arrestojë dhe dorëzojë Milan Radojiçiqin’, ka deklaruar Kurti.

 

 

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy