Lajme

Rrënimet në Ujman, Prattipati takohet me Pacollin, ambasada e SHBA-së jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 25 November 2026

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, u takua me ministren e Mjedisit, Fitore Pacolli, për të diskutuar “mbi qeverisjen mjedisore dhe stabilitetin rajonal”.

Për këtë takim ka njoftuar ambasada amerikane.

“Ato diskutuan rëndësinë e respektimit të sundimit të ligjit, duke garantuar njëkohësisht respektimin e procedurave të rregullta ligjore dhe të drejtave pronësore për të gjitha komunitetet”.

-Advertisement-

Takimi mes tyre vjen pas reagimit të ambasadës lidhur me prishjen e disa shtëpive të ndërtuara në zonën e Liqenit të Ujmanit.

Ambasada vlerësoi se zbatimi selektiv i rregulloreve ose shpërfillja e procesit ligjor nuk kontribuon në stabilitet.

“Zbatimi selektiv i rregulloreve ose shpërfillja e procesit të rregullt ligjor nuk kontribuon në stabilitet. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër zhvillimet dhe do t’u bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës të veprojnë në mënyrë transparente dhe të drejtë”.

Ditë më parë, Pacolli kishte publikuar një video gjatë rrënimit të një shtëpie përreth Ujmanit, duke njoftuar se Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit ka nisur rrënimin e gjashtë objekteve pa leje në zonën përreth Liqenit të Ujmanit, prej tyre katër veranda dhe dy shtëpi.

Sipas saj, rrënime ndodhën edhe në Liqenin e Radoniqit, ndërsa tha se në plan kanë edhe Batllavën dhe Badovcin.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy