Lajme

Aksident në Gjakovë, vetura përplaset në shtyllë elektrike – lëndohet shoferi

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 25 November 2026

Një aksident trafiku ka ndodhur në Gjakovë, ku një veturë është përplasur në një shtyllë elektrike.

Sipas informacioneve fillestare, në veturë ndodheshin disa persona që po udhëtonin me shpejtësi drejt spitalit, për shkak të një rasti familjar.

Siç raportohet në media si pasojë e përplasjes, lëndime në pjesën e gjoksit ka pësuar shoferi, i cili dyshohet se nuk kishte qenë i vendosur rripi i sigurisë në momentin e aksidentit.

-Advertisement-

Nuk dihet nëse ka persona të tjerë të lënduar, ndërsa rrethanat e plota të aksidentit mbeten për t’u sqaruar.

Gazeta ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy