Lajme

Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e UNMIK-ut, diskutojnë situatën e sigurisë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 23 November 2026

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar në Prishtinë me Peter N. Due, Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe shef i Misionit të UNMIK-ut.

Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi shërbeu për të diskutuar mbi përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, si dhe për të riafirmuar rëndësinë e komunikimit transparent dhe bashkëpunimit konstruktiv ndërmjet dy misioneve, transmeton IndeksOnline.

-Advertisement-

Gjatë takimit u theksua se marrëdhëniet e mira dhe koordinimi ndërmjet KFOR-it dhe UNMIK-ut mbeten thelbësore për ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe të qëndrueshëm, si dhe për garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, pa dallim dhe në çdo kohë.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy