Fokus

“Mos e injoroni këtë dhimbje” – Mjeku tregon kur gjoksi mund të paralajmërojë probleme me zemrën

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 23 November 2026

Dhimbja e gjoksit nuk duhet të neglizhohet, pasi në raste të caktuara mund të jetë sinjal paralajmërues i sëmundjeve të zemrës. Megjithatë, jo çdo dhimbje e gjoksit lidhet domosdoshmërisht me probleme kardiake.

Kështu ka deklaruar kardiologu Artan Ahmeti, gjatë emisionit “Doktor Plus me Arjeta Osmani”, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas tij, çdo dhimbje gjoksi duhet të vlerësohet në mënyrë individuale, duke marrë parasysh moshën e pacientit, faktorët e rrezikut dhe mënyrën se si shfaqet dhimbja.

-Advertisement-

“Një dhimbje gjoksi te një vajzë 15-vjeçare ka gjasa shumë të mëdha të mos jetë me origjinë nga zemra, por të shkaktohet nga arsye të tjera. Ndërsa te një person rreth moshës 50-vjeçare, sidomos nëse ka edhe faktorë të tjerë rreziku për sëmundje të zemrës, situata duhet të vlerësohet me më shumë kujdes”, ka shpjeguar Ahmeti.

Kardiologu ka theksuar se vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet dhimbjeve që përhapen drejt krahëve apo nofullës, veçanërisht kur shfaqen gjatë aktivitetit fizik.

“Nëse dhimbja e gjoksit është tipike, përhapet në të dy krahët apo në nofull dhe shfaqet zakonisht gjatë aktivitetit fizik, atëherë patjetër duhet të përjashtohet mundësia e sëmundjeve ishemike të zemrës”, ka theksuar ai.

Ahmeti ka bërë të ditur se mosha, simptomat dhe faktorët shoqërues të rrezikut janë elemente të rëndësishme për të përcaktuar nëse dhimbja e gjoksit mund të ketë lidhje me sëmundjet e zemrës.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy