INDEP: Kosova shkel dy obligime të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, pasojë e vonesave, bllokadave dhe mospunës
Autori: Gazeta inFokus
10:47 | 20 November 2026
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka reaguar pas publikimit të dy opinioneve nga Komiteti Këshillëdhënës i Komunitetit të Energjisë, të cilat, sipas institutit, konfirmojnë shkeljen e dy obligimeve të Kosovës që burojnë nga Traktati i Komunitetit të Energjisë, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas INDEP-it, shkelja e parë lidhet me mosmiratimin dhe mosdorëzimin e Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë (NECP), afati për të cilin ka përfunduar më 30 qershor 2024.
Ndërkaq, shkelja e dytë ka të bëjë me mosplotësimin e obligimeve për përafrimin e legjislacionit vendor me atë evropian në fushën e klimës, veçanërisht sa i përket monitorimit, raportimit dhe verifikimit të emetimeve të gazrave serrë.
Përmes një reagimi publik, INDEP ka vlerësuar se këto shkelje janë pasojë e drejtpërdrejtë e shtyrjeve, vonesave, bllokadave dhe mungesës së veprimit në sektorin energjetik.
Instituti ka rikujtuar se që nga viti 2024 ka kërkuar vazhdimisht miratimin e Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë, duke theksuar rëndësinë e tij për investimet dhe sigurinë energjetike të vendit.
“Sot, më shumë se dy vite pas afatit të përcaktuar dhe më se pesë vite nga fillimi i punës në të, Kosova as nuk e ka miratuar, e as nuk e ka zbatuar atë!”, thuhet në reagimin e INDEP-it.
Sipas institutit, mungesa e këtij dokumenti nuk përbën vetëm mospërmbushje të obligimeve ndërkombëtare, por ndikon drejtpërdrejt edhe në planifikimin e investimeve, zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme dhe sigurinë e furnizimit me energji.
INDEP ka paralajmëruar se vonesat në reforma dhe planifikim mund të krijojnë pasoja afatgjata për ekonominë e vendit, të cilat në fund do të rëndojnë mbi qytetarët dhe bizneset.
“Koha është element esencial në politikat e energjisë. Çdo vit i humbur në planifikim dhe reforma është vit i humbur për investime, për siguri energjetike dhe për përgatitjen e ekonomisë sonë ndaj kërkesave të tregut evropian. Vonesat e sotme, përveç pasojave juridike për shtetin, krijojnë kosto dhe dëme që qytetarët dhe bizneset do t’i bartin në të ardhmen.”
Në reagim kërkohet që Qeveria e Kosovës të miratojë pa vonesa të mëtejshme Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë, të plotësojë kornizën ligjore për monitorimin dhe raportimin e emetimeve, si dhe të publikojë një kalendar të qartë për përmbushjen e obligimeve të mbetura.
INDEP ka kritikuar gjithashtu mungesën e rezultateve konkrete në sektorin energjetik, duke kërkuar më shumë transparencë, përgjegjësi dhe llogaridhënie institucionale.
“Kosova nuk mund të vazhdojë të shpallë objektiva ambicioze për tranzicionin energjetik, ndërkohë që dështon në përmbushjen e obligimeve themelore që i japin përmbajtje atij tranzicioni”, thuhet në reagim.
Në fund, instituti ka theksuar se përgjegjësia e institucioneve për sektorin e energjisë nuk përfundon me nënshkrimin e marrëveshjeve apo miratimin e strategjive, por me zbatimin konkret të tyre./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Pacolli njofton për rrënime të reja përreth Liqenit të Ujmanit
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se po vazhdojnë rrënime...
-
Miratimi në lexim të parë i buxhetit, Qeveria: Ky buxhet synon transformimin ekonomik të Kosovës
Mbrëmë Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë Projektbuxhetin për vitin 2...
-
Deputetët përplasen në Komision gjatë intervistimit të drejtoreshës nga Peja, shkak pyetjet
Komisioni Hetimor Parlamentar në rastin e Arlinda Zekajt, po interviston Albu...
-
Bajrami: Nga sot, reduktimet e energjisë lejohen edhe me vendim të Kuvendit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt
Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për ...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, drejtoresha e Mirëqenies Sociale para Komisionit: Padrejtësisht jam linçuar, puna ime është hartim i politikave, s’trajtoj raste direkt
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj-Bajraktar...
-
Rasti i Arlindës: Komisioni interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale
Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur intervistimin e Albulena Muja Bajrakta...
-
Prizren: Nëna me fëmijën largohen nga shtëpia, policia nis kërkimin e tyre
Policia e Kosovës ka bërë me dije se të enjten rreth orës 13:00, është raport...
-
Disa raste të dhun*ës fizike dhe psikike në Kosovë, viktima edhe gratë edhe burrat
Disa raste të dhunës fizike dhe psikike janë raportuar në vende të ndryshme t...
-
A do t’i humbë Kosova Lojërat Mesdhetare? Kjo është përgjigja e ICMG
Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) nuk ka dhënë përgjigje kon...
-
Dita e tretë e qëndrimit në Kosovë: Jakup Krasniqi arrin tek familja, nën masa të shtuara sigurie
Jakup Krasniqi po vazhdon qëndrimin e tij në Kosovë, edhe pse nuk po lihet gj...
-
Graçanicë: Arrestohet i dyshuari për dhun*im
Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten (19 nëntor) një person të dyshuar pë...



































