Lajme

Dita e tretë e qëndrimit në Kosovë: Jakup Krasniqi arrin tek familja, nën masa të shtuara sigurie

Autori: Gazeta inFokus 09:12 | 20 November 2026

Jakup Krasniqi po vazhdon qëndrimin e tij në Kosovë, edhe pse nuk po lihet gjatë tërë kohës pranë familjes.

Rreth orës 17:00 ai është marrë dje nga shtëpia dhe është dërguar në selinë e EULEX-it ndërsa pak minuta më parë është dërguar sërish tek shtëpia e tij në Prishtinë.

Forca të shtuara policore të EULEX-it po bëjnë përcjelljen e tij në vazhdimësi, derisa gjatë ditës më pas siguria u besohet zyrtarëve policorë të Kosovës, të cilët veçse janë vendosur para shtëpisë.

-Advertisement-

Kjo është dita e tretë me radhë e vizitës së Jakup Krasniqit, i cili erdhi në Kosovë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësorë të bashkëshortes së tij.

Momente emocionuese kemi parë gjatë këtyre ditëve kur ky i fundit përqafoi familjarët.

Gjatë dy ditëve të kaluara, vëllai i Jakup Krasniqit, Daut Krasniqi nuk është lejuar që ta takoj atë dhe kjo ishte tejet e dhimbshe.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy