Lajme

Krimet Ekonomike intervistojnë drejtorin e Inspektoratit në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Autori: Gazeta inFokus 08:55 | 20 November 2026

Hetuesit e krimeve ekonomike kanë intervistuar dje drejtorin e Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovcin, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Intervistimin e tij e ka konfirmuar për Gazetën Express avokati i tij, Artan Qerkini, i cili ka bërë të ditur se Brestovci është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar.

“Mund të konfirmoj që është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar. Për shkak të sekretit hetimor, meqë lënda është duke u hetuar, nuk mund të jap detaje të tjera. Vepra për të cilën është intervistuar ka të bëjë me pretendimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Mbrojtjen e ka dhënë dhe është përgjigjur në secilën pyetje”, ka deklaruar Qerkini.

-Advertisement-

Ndërkohë, Brestovci është kontaktuar nga gazeta, për të marrë një qëndrim lidhur me intervistimin dhe dyshimet ndaj tij, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka kthyer përgjigje.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy