Lajme

Pas tetë vitesh në krye të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta emërohet këshilltar në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 16 November 2026

Kolonel Lumni Graishta, pas afro tetë vitesh në pozitën e drejtorit rajonal të Policisë në Gjakovë, është emëruar këshilltar i drejtorit rajonal në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Graishta përmes një postimi në Facebook, ku ka falënderuar kolegët për bashkëpunimin, profesionalizmin dhe të arriturat e përbashkëta gjatë këtyre viteve.

Ai ka theksuar se lëvizjet e personelit janë procese të vazhdueshme në Policinë e Kosovës, duke i cilësuar ndryshimet në strukturat organizative dhe menaxheriale si të nevojshme për funksionimin më të mirë të institucionit.

-Advertisement-

Graishta ka dhënë edhe arsyetimin e tij për rotacionin e kuadrove drejtuese, duke vlerësuar se qëndrimi për shtatë apo tetë vjet në të njëjtin pozicion mund të krijojë familjarizim me personelin dhe ambientin e punës, gjë që, sipas tij, mund të ndikojë në vendimmarrje.

“Risistemimi ose eventualisht një rotacion i tillë duhet t’i shërbejë operacionalitetit dhe funksionalitetit më të mirë të organizatës”, ka shkruar Graishta.

Ai ka shtuar se në këto procese duhet të merren parasysh performanca, gatishmëria, aftësitë dhe shkathtësitë e punonjësve.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy