Lajme

Pamje të tmerrshme nga tuneli në Lismir: Komuna e Fushë Kosovës akuzohet se e dëmtoi, tani mbushet me ujë sa herë bie shi

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 16 November 2026

Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Komunën e Fushë Kosovës, Laureat Gojnovci, ka ngritur shqetësime për gjendjen e tunelit që çon drejt fshatit Lismir, duke akuzuar Komunën se e ka dëmtuar dhe e ka lënë pa e riparuar për gati një vit, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Gojnovcit, afro një vit më parë, gjatë punimeve të kryera me leje të Komunës së Fushë Kosovës, është dëmtuar pjesa anësore e tunelit, ndërsa që nga ajo kohë nuk është ndërmarrë ndonjë veprim për ta kthyer në gjendjen e mëparshme.

Si pasojë, sipas pretendimeve të tij, sa herë që ka reshje shiu, në atë pjesë grumbullohet një sasi e madhe uji.

-Advertisement-

Gojnovci ka kritikuar autoritetet komunale për mosriparimin e dëmit, pavarësisht se kanë kaluar gati 12 muaj.

“Afro një vit më parë, me leje të Komunës së Fushë Kosovës, u dëmtua anësorja e tunelit që të dërgon në fshatin Lismir. Kanë kaluar gati 12 muaj dhe çuditërisht, askush nuk e ka parë të arsyeshme ta kthejë në gjendjen e mëparshme”, ka deklaruar ai.

Asamblisti i LDK-së ka vënë në pikëpyetje edhe përgjegjësinë e Komunës për mirëmbajtjen e infrastrukturës publike.

“Kur nuk janë në gjendje t’i riparojnë as dëmet që i shkaktojnë vetë, çfarë mund të presin qytetarët prej tyre për punë që kërkojnë të nisin nga zero?”, ka shkruar Gojnovci.

Gjendja e tunelit, sipas shqetësimeve të ngritura, vazhdon të mbetet problematike gjatë reshjeve të shiut, ndërsa ende nuk dihet se kur do të ndërhyhet për riparimin e pjesës së dëmtuar.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy