Lajme

“Kështu është kur mbetesh pa miq e aleatë”, Rrezarta Krasniqi reagon për këngën serbe kundër Kosovës në një forum të BE-së

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 16 November 2026

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas raportimeve për interpretimin e një kënge serbe kundër Kosovës në një forum të Bashkimit Evropian në Bruksel, duke kritikuar BE-në, por edhe Qeverinë e Kosovës për raportet me aleatët ndërkombëtarë, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi e ka cilësuar të dhimbshme dhe të papranueshme që në një forum të BE-së të tolerohet interpretimi i një kënge të tillë.

“Kështu është kur mbetesh pa miq e aleatë. Kështu është kur mbetesh pa adresë!”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Sipas Krasniqit, Bashkimi Evropian duhet të japë sqarime dhe të kërkojë falje për këtë rast.

“E dhimbshme dhe e papranueshme që një forum i BE-së midis Brukselit, ta tolerojë interpretimin e këngës serbe kundër Kosovës. Bashkimi Evropian duhet të sqarohet dhe të kërkojë falje për këtë”, ka deklaruar ish-deputetja.

Megjithëse përgjegjësinë kryesore ia ka atribuuar Bashkimit Evropian, Krasniqi ka kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës, duke pretenduar se dobësimi i raporteve me aleatët evropianë ka ndikuar në krijimin e situatave të tilla.

“Megjëthëse faji është tek BE-ja në këtë rast, sikur kjo qeveri t’i ruante me fanatizëm raportet me aleatët tanë më të mëdhenj evropianë, jam e sigurt nuk do të tolerohej kurrë ky skandal i pashembullt”, ka shkruar ajo.

Në fund, Krasniqi e ka përsëritur kritikën ndaj Qeverisë me fjalët: “Kështu është kur mbetesh pa adresë!”.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy