Uncategorized

Hapet në Shenzhen ekspozita “Kina në Trashëgiminë Kulturore jomateriale”

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 16 November 2026

Në prag të Samitit të 33-të të APEC, në Shenzhen nisi ekspozita e veçantë ‘Kina në Trashëgiminë Kulturore Jomateriale'”, si dhe aktiviteti i shkëmbimeve njerëzore të rajonit të Azi Paqësorit.

Në aktivitetin e organizuar bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Qeveria e Provincës Guangdong, morën pjesë mbi 150 të ftuar nga qarqet politike, tregtare, adademike, diplomatike dhe artistike të anëtarëve të APEC-ut, si dhe nga organizatat dhe mediat kryesore ndërkombëtare.

Khalilur Rahman, kryetar i sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, gjatë video fjalimit të tij u shpreh se tema e këtij aktiviteti, “Malet dhe deti në harmoni, ndarja e përbashkët e bukurisë”, jep mesazhin e rëndësishëm se ndryshimet nuk duhet të kthehen në izolim, por mund të pasurojnë njohuritë, të aktivizojnë aftësinë krijuese dhe të nxisin përparimin e përbashkët.

-Advertisement-

Duke iu referuar fjalëve të Presidentit të Kinës Xi Jinping, Shen Haixiong theksoi në fjalimin e tij se “Ndërtimi i komuniteti i Azi-Paqësorit, është rruga e duhur për të arritur zhvillimin dhe progresin e këtij rajoni, si dhe vizioni i përbashkët i të gjitha palëve”.

Si regjistruese dhe pjesëmarrëse në zhvillimin dhe progresin e rajonit të Azi-Paqësorit, CMG ka bërë përpjekje që ta kthejë objektivin e medias në një nyje që lidh zemrat e popujve të rajonit, në përpjekje për të përshpejtuar vazhdimisht shkëmbimet njerëzore dhe kulturore.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy