“Më pë*rdhunoi rreth 200 herë”, Modelet rrëfejnë tmerrin nga Jeffrey Epstein: Ishim skllave të tij
Autori: Gazeta inFokus
08:30 | 16 November 2026
Rrëfime tronditëse të disa ish-modeleve kanë zbuluar përmasat e abuzimit seksual dhe rrjetit të shfrytëzimit që kishte ndërtuar financieri amerikan Jeffrey Epstein, i cili përmes premtimeve për karrierë në industrinë e modës dyshohet se joshte vajza të reja nga vende të ndryshme të botës.
Njëra prej viktimave, e identifikuar me emrin e rremë Simona, ka deklaruar se Epstein e kishte përdhunuar rreth 200 herë gjatë periudhës dyvjeçare që ajo ishte nën kontrollin e tij, transmeton Periskopi.
Ajo ishte vetëm 20-vjeçare kur u njoh me Epstein në New York. Në atë kohë, modelja nga Evropa Lindore ëndërronte të bëhej një supermodele dhe besonte se financieri i fuqishëm mund ta ndihmonte të depërtonte në industrinë ndërkombëtare të modës.
Por, sipas rrëfimit të saj për BBC-në, premtimet për mundësi profesionale ishin pjesë e një skeme për ta futur në rrethin e abuzimit dhe kontrollit të Epstein.
“Ne ishim aty për t’i shërbyer Epstein. Skllave, të cilat gjithashtu përdhunoheshin”, ka deklaruar Simona në dokumentarin e ri të BBC-së, The Model Trap: Exposing Jeffrey Epstein’s Network.
Ajo ka treguar se Epstein kontrollonte pothuajse çdo aspekt të jetës së saj, ndërsa e kishte larguar gradualisht nga karriera e modelimit dhe e kishte kthyer në asistente personale.
Një tjetër grua, e identifikuar si Anka, ka rrëfyer se ishte njohur me Epstein përmes një agjenti modelesh në Paris. Ajo e përshkroi gjithë organizimin si një sistem të ngjashëm me një kult, ku vajzat detyroheshin të sillnin edhe gra të tjera në rrethin e financierit.
“Ne po sillnim gjithnjë e më shumë viktima, rregullisht. Ishte sikur mbijetesa e këtij kulti të varej nga kjo. Ai kishte një obsesion për të pasur gjithnjë e më shumë gra për t’i abuzuar”, ka deklaruar ajo.
Edhe agjencitë e modelimit nën hetim
Dokumentari i BBC-së hedh dritë mbi mënyrën se si Epstein dyshohet se shfrytëzonte lidhjet me agjenci ndërkombëtare të modelimit dhe agjentë të modës për të siguruar qasje te vajzat e reja.
Sipas hetimit, pas dënimit të tij më 2008 për vepra penale seksuale ndaj një të miture, Epstein kishte krijuar një skemë të re rekrutimi, duke përdorur premtimet për punësim dhe mundësi në industrinë e modës.
Një prej rasteve më shqetësuese është ai i Roza Gilles, një modele nga Uzbekistani, e cila ishte vetëm 18-vjeçare kur agjencia MC2 Model Management e dërgoi në dy fotosesione në pronën e Epstein në Florida.
Ajo ka rrëfyer se më pas u punësua si asistente e tij dhe se abuzimi seksual filloi vetëm një javë pas nisjes së punës.
Gilles pretendon se ishte përdhunuar sistematikisht për tre vjet dhe se agjencia që duhej ta mbronte e kishte vendosur në rrezik.
“Puna e agjencisë sime ishte të më mbronte, por ata dështuan. Në fakt, më vunë në rrezik dhe për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka deklaruar ajo.
Hetimi i BBC-së ka zbuluar gjithashtu se Epstein kishte dhënë një milion dollarë për MC2 Model Management në vitin 2005, ndërsa dokumentet e publikuara nga Departamenti amerikan i Drejtësisë kanë nxjerrë në pah komunikime të shumta mes tij dhe personave të lidhur me industrinë e modelimit.
Avokatja Sigrid McCawley, e cila përfaqëson më shumë se 100 viktima të Epstein, ka deklaruar se pas dënimit të vitit 2008 financieri kishte ndryshuar mënyrën e rekrutimit, duke u përqendruar kryesisht te vajzat nga Evropa Lindore.
Ndërkohë, personat e përmendur në hetim kanë mohuar se kanë pasur dijeni për abuzimet apo se kanë ndihmuar me vetëdije në lehtësimin e tyre.
Jeffrey Epstein vdiq në një burg në New York në gusht të vitit 2019, derisa po priste gjykimin për akuza të trafikimit seksual.
Rrëfimet e reja kanë rikthyer në vëmendje jo vetëm krimet e tij, por edhe rolin e rrjeteve dhe individëve që dyshohet se i mundësuan qasje te qindra vajza dhe gra të reja.

T� tjera
-
Shqipëria në fund të rajonit, Kosova me rezultat më të mirë për të ardhurat e të varfërve
Shqipëria ka nivelin më të ulët të të ardhurave që përfiton shtresa më e varf...
-
“Pse u poshtërua Kosova sonte nga BE-ja?”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka reaguar pas in...
-
NATO paralajmëron krizë karburanti në rast lufte, as rezervat civile nuk do të mjaftonin
Anëtarët evropianë të NATO-s mund të përballen me mungesë serioze të karburan...
-
Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, Gjini: Fyerje e rëndë ndaj Kosovës
Një këngë nacionaliste serbe e interpretuar gjatë hapjes së Forumit të Zgjeri...
-
Terras reagon ashpër për këngën nacionaliste serbe kundër Kosovës: BE-ja t’i japë shpjegime Kosovës
Eurodeputeti estonez, Riho Terras, ka reaguar ndaj interpretimit të një kënge...
-
Dimër i rëndë për Kosovën, qytetarëve u kërkohet të përgatiten edhe me dru për ngrohje
Çmimet e larta të energjisë në tregjet ndërkombëtare dhe varësia nga importi ...
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...































