Lajme

Hoti në Bratisllavë, diskuton zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 12 November 2026

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti po merr pjesë në një konferencë që po mbahet në Bratisllavë të Sllovakisë, ku temë diskutimi është zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor në kontekstin e sfidave gjeopolitike, shrkuan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hoti ka bërë të ditur se pjesëmarrja në këtë forum i mundëson atij të prezantojë perspektivat e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

Ai ka theksuar rëndësinë e stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, si dhe kontributin e Kosovës në dialogun për rrugën e përbashkët drejt Bashkimit Evropian.

-Advertisement-

“Në një kohë kur sfidat gjeopolitike kërkojnë përgjigje të koordinuara, reforma të qëndrueshme dhe angazhim të qartë ndaj vlerave europiane, Kosova duhet të mbetet e përkushtuar në avancimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe integrimit të saj europian” shkroi Hoti./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy