Lajme

“Shyqyr që të kemi, o Kryeministër!” – Eman Rrahmani reagon ndaj pyetësorit për prindërit ku te gjinia figuron edhe opsioni “Tjetër”

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 12 November 2026

Deputeti Eman Rrahmani ka reaguar ndaj një pyetësori që, sipas tij, u është shpërndarë nxënësve të klasës së tretë për t’u plotësuar nga prindërit e tyre.

Shkak i reagimit të tij është bërë rubrika “Gjinia”, ku përveç opsioneve “Mashkull” dhe “Femër”, është përfshirë edhe opsioni “Tjetër”.

Përmes një postimi në Facebook, Rrahmani ka kritikuar përmbajtjen e pyetësorit, duke iu drejtuar edhe kryeministrit të Kosovës.

-Advertisement-

“Habiba, qysh po i përgjigjeni këtij pyetësori që u është dhënë fëmijëve të klasës së tretë për ta plotësuar prindërit e tyre? Tregojuni fëmijëve tuaj që ju keni votu dikë që t’u mësojë edhe për gjini tjera”, ka shkruar Rrahmani.

Ai ka veçuar pjesën e pyetësorit ku kërkohet përcaktimi i gjinisë.

“Te rubrika ‘Gjinia’ qenkan tri mundësi: Mashkull, Femër dhe Tjetër!”, ka theksuar deputeti. Në fund të reagimit, Rrahmani ka ironizuar me kryeministrin, duke shkruar: “Shyqyr që të kemi, o Kryeministër!”.

Në fotografinë e pyetësorit të publikuar shihet se dokumenti kërkon informacione për nivelin e klasës së fëmijës, përfaqësimin e prindërve dhe përkatësinë në grupe minoritare, ndërsa te rubrika “Gjinia” janë të renditura tri alternativat: “Mashkull”, “Femër” dhe “Tjetër”. /Gazeta Infokus/

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy