Lajme

Siguria dhe bashkëpunimi policor, Prattipati në takim me Sveçlën

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 09 November 2026

E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku në fokus ishte bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë.

Ambasada Amerikane, përmes një njoftimi në Facebook, bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin policor dhe rëndësinë e koordinimit ndërmjet dy vendeve.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe stabilitetit në rajon dhe bashkërendimit të veprimeve për çështjet që lidhen me sigurinë.

-Advertisement-

“E ngarkuara me punë, Anu Prattipati, u takua me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për të diskutuar mbi bashkëpunimin ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës në fushën e sigurisë dhe policisë. Në diskutimin e tyre u theksua rëndësia e stabilitetit rajonal dhe e koordinimit të ngushtë për prioritetet e përbashkëta të sigurisë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane./Gazeta Infokus

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy