“Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij s’kthehet më?” – emocionon vëllai i Erona Coklit në protestë
Autori: Gazeta inFokus
14:16 | 07 November 2026
Në protestën mbarëkombëtare të mbajtur në Prishtinë kundër vrasjes së grave, ishte i pranishëm edhe Drilon Cokli, vëllai i Erona Coklit, e cila u vra më 12 prill 2024 në Qendrën për Punë Sociale (QPS) në Ferizaj.
Ai mbajti një fjalim prekës para protestuesve, duke rrëfyer dhimbjen e familjes pas humbjes së Eronës dhe duke kërkuar që rasti i saj të trajtohet me seriozitetin që meriton.
“Me 12 prill 2024 humba motrën time, Eronën, dhe që nga ajo ditë jeta ime nuk është më e njëjtë. Dhimbja ime bëhet edhe më e madhe kur e shoh nipin tim duke e përmendur nënën e tij, duke e kujtuar dhe ndjerë mungesën e saj. Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij nuk mund të kthehet më? Si mund t’ia mbushësh boshllëkun që askush nuk mund ta zëvendësojë?”, u shpreh ai.
Tutje, vëllai i Eronës theksoi se familja nuk është e kënaqur me dënimin prej 24 vitesh burgim për dorasin, duke nënvizuar se asnjë dënim nuk mund ta kthejë motrën e tij, por se ajo meriton drejtësi.
“Ne si familje nuk jemi të kënaqur me dënimin prej 24 vitesh burg. Për ne, asnjë dënim nuk mund ta kthejë Eronën, por besojmë se jeta e saj meriton drejtësi dhe dhimbja e familjes sonë duhet të dëgjohet, kërkojmë që drejtësia të vihet në vend dhe rasti i saj të trajtohet me seriozitetin që e meriton…” , tha Drilon Cokli.

T� tjera
-
SHIFRA ALARMANTE të dhunës dhe vrasjeve: Psikologia tregon pse përfundojnë në raste tragjike sikurse e ndjera Arlinda Zekaj
Rastet e dhunës në familje dhe vrasjet e fundit të grave në Kosovë kanë ngrit...
-
Patenta kthehet pas 8 ditësh, por ndalimi i vozitjes mbetet – ekspertët paralajmërojnë konfuzion te shoferët
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
Arrestohen pesë persona për trafikim me nark*otikë në Prishtinë, sekuestrohen kok*ainë dhe marih*uanë
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në trafi...
-
Momenti kur qytetari në Elbasan hidhet nga dritarja t’i shpëtojë flakëve pas shpërthimit
Pak ditë më parë, shpërthimi i një bombole gazi në një pallat në Elbasan shka...
-
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt, hidhen tymuese para MD-së, kërkohet dorëheqja e Gërvallës, Sveçlës e Muhaxherit
Në Prishtinë po mbahet edhe sot protestë kundër vrasjes së grave. Protesta e ...
-
Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit
Deputetja e PDK-së, njëherësh anëtare e grupit punues qeveritar për hartimin ...
-
Bullgaria kthen 19 tonë mollë nga Maqedonia për shkak të pesticideve të larta
Mbi 19 tonë mollë maqedonase do të asgjësohen, pasi analizat laboratorike kan...
-
Presidentja Shiroka Pula priti Besiana Kadarenë, në fokus trashëgimia e shkrimtarit
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Besiana K...
-
23 zyrtarë korrektues nga Kosova fillojnë punën në burgjet e Danimarkës
Gjithsej 23 zyrtarë korrektues nga Kosova, të cilët më parë kanë ndjekur traj...
-
Drejtësi për Arlinda Zekajn, nis protesta në Prishtinë
Sot në Prishtinë mbahet protestë me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn,...
-
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama e quan “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë
Edhe mëngjesin e kësaj të shtune, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka ven...
-
Zhurma politike për protezat e invalidëve të UÇK-së – Hulumtimi i Infokus nxjerr të vërtetën, mbi 1.4 milionë euro për 102 persona
Një debat i ashpër politik, akuza e kundër akuza u bënë rreth parave të ndara...































