Fokus

Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet

Autori: Gazeta inFokus 22:40 | 06 November 2026

Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Rastin e ka konfirmuar për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Ai ka bërë të ditur se informata për rastin është pranuar rreth orës 20:00, ndërsa vdekja e personit është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në në Prishtinë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Pllana për Infokus.

Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

Ndërkohë, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe ekzaminimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit./Gazeta Infokus/

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy