Lajme

Prattipati pret në takim gjeneralin amerikan Osborn në vizitën e tij të fundit zyrtare në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 06 November 2026

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka pritur në takim gjeneralmajorin Stephen Osborn, Agjutant i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjatë vizitës së tij të fundit zyrtare në Kosovë.

Përmes një njoftimi, Ambasada amerikane bëri të ditur se Prattipati e ka falënderuar Osbornin për udhëheqjen e tij në forcimin e marrëdhënieve të mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Në veçanti, ajo ka vlerësuar kontributin e tij në zhvillimin e partneritetit shtetëror ndërmjet Ajovës dhe Kosovës, i cili shërben si një mekanizëm i bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

-Advertisement-

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy