Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit
Autori: Gazeta inFokus
17:30 | 06 November 2026
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bllokuar punën e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke kundërshtuar përfshirjen e Zyrës së Kryeministrit në listën e institucioneve nga të cilat do të kërkohen dokumente dhe dëshmi, shkruan Gazeta Infokus.
Përmes një reagimi në “Facebook”, Ramadani ku është edhe kryetar i komisionit hetimor ka bërë të ditur se mbledhja e sotme është ndërprerë për shkak të kundërshtimit të përfaqësuesve të VV-së.
“Sot, gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor, VV u barrikadua kundër përfshirjes së Zyrës së Kryeministrit (ZKM) si një prej adresave ku Komisioni do të kërkonte dokumente dhe dëshmi. Pra, VV nuk lejoi që Zyra e Kryeministrit të përfshihej në listën e institucioneve prej të cilave Komisioni do të kërkonte dokumente dhe dëshmi”, ka deklaruar Ramadani.
Ai ka treguar se gjatë mbledhjes kishte vendosur të jepte pesë minuta pauzë, me shpresën se përfaqësuesit e Vetëvendosjes do ta ndryshonin qëndrimin.
Sipas Ramadanit, edhe pas pauzës, përfaqësuesit e VV-së kanë vazhduar ta kundërshtojnë përfshirjen e Zyrës së Kryeministrit, pavarësisht argumenteve që, sipas tij, e arsyetonin kërkimin e dokumenteve nga ky institucion.
“Kur e kuptova bllokadën, u dhashë 5 minuta pauzë me shpresën se do të ndryshonin qëndrimin, por kjo nuk ndodhi. Pas pauzës, pavarësisht se ekzistuan të gjitha argumentet e qëndrueshme që ZKM duhet të përfshihet si institucion ku Komisioni Hetimor kërkon dokumente dhe dëshmi, VV mbeti e barrikaduar kundër. Për këtë arsye, e ndërpreva mbledhjen., ka deklaruar Ramadani.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor do të mbahet të hënën, ndërsa i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të ndryshojë qëndrim.
“E lus Lëvizjen Vetëvendosje të reflektojë e të mos bllokojë!”, ka përfunduar ai./Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

T� tjera
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...
-
Zgjerimi i tregut ndërkombëtar, Comodita nis dyshekë drejt Qipros (VIDEO)
Comodita Home po vazhdon të zgjerojë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare...
-
118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së diplomi...
-
Haxhiu pret Hargreaves, flasin për ‘‘prioritetet legjislative’’ të Kuvendit dhe projektligjet që ndërlidhen me Planin e Rritjes
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në ...
-
Një minutë heshtje në nderim të zyrtarëve policorë të rënë në detyrë
Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së ...
-
Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës
Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zy...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, interpelancë me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën me ç’rast ka propozuar ...
-
Kurti për mungesën e uniformave në Polici: Buxheti është rritur, kurrë nuk ka pasur më shumë kujdes shtetëror
Kryeministri, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje konkrete lidhur me raportim...
-
Momente emocionuese: I biri i heroit Afrim Bunjaku, nga sot polic i Kosovës
Një moment emocionues ka shënuar ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-...
-
Pakënaqësi me pagat, punëtorët e KEK-ut thërrasin protestë
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) pritet të dalin në protes...





































